29/11 22:44
Reali i Madridit fiton duelin e kreu me Betisin dhe mbetet skuadra e vetme në La Liga me pikë të plota në në katër javët e para.
Vinicius Junior zhbllokoi takimin që në minutën 9-të pasi u shërbye nga Alaba, duke dhënë përshtypjen se skuadra e Ancelottit do të merrte një fitore të lehtë. Mirëpo miqtë andaluzë ia dolën të barazonin pas vetëm tetë minutash lojë (17’) me Canales, me rezultatin 1-1 që nuk ndryshoi gjatë këtij fraksioni.
Reali do të rimerrte epërsinë në minutën e 67-të fal golit të Rodrygos, në këtë rast i shërbyer nga Valverde.
Ky rezultat (2-1) nuk ndryshoi gjatë minutave të mbetura të lojës, me Realin që tashmë merr kryesimin i vetëm me 12 pikë të plota në katër javë./ Super Sport
Top Channel