Ra nga shkëmbi teksa kulloste bagëtitë, ndërron jetë 53-vjeçari në Martanesh
03/09/2022 14:10
Një 53-vjeçar në Bulqizë doli si zakonisht këtë mëngjes për të kullotur bagëtitë, por një incident i mori atij jetën.
Shtetasi me iniciale A.B. është penguar dhe ka rënë nga një shkëmb në fshatin Ndërfushas të Martaneshit.
Ai u plagos rëndë dhe u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Top Channel