Kristjan Asllani duhet të presë ende për të qenë protagonist në fushë në derbin e Madoninnas.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk e aktivizoi në përballjen më të rëndësishme të javës së pestë të Serisë A, e fituar 3-2 me përmbysje nga Milani.

Në përplasje plot emocione në “San Siro”, ku të parët shënuan zikaltrit me Brozovic që në minutën e 21-të. Goli i shpejtë premtonte emocione të forta dhe në të vërtetë u përmbushën pritshmëritë. Vetëm pas shtatë minutash nga zhbllokimi i rezultatit barazoi Leao.

Në pjesën e dytë Milani tundi edhe dy herë të tjera rrjetën me Giroud dhe Leaon, ndërsa Milani u kundërpërgjigj me Dzekon, por vetëm kaq, pasi pas golit të boshnjakut nuk pati ndryshim tjetër rezultati. Ne “San Siro” feston “Djalli”, që ngjiten në krye me 11 pikë.

Ndeshja e orës 15:00, Fiorentina – Juventus u mbyll 1-1. Për bardhezinjtë shënoi Milik që në minutën e 9-të, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Kouame në të 29-tën. Në fundin e pjesës së parë Jovic humbi një 11-metërsh./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA