Izraeli urdhëron vizitorët e huaj në Bregun Perëndimor të tregojnë ‘nëse dashurojnë’ një palestinez/e (fotot)

03/09/2022 17:04

Rregullat të reja nga ministria izraelite e mbrojtjes detyronin të huajt të tregojnë paraprakisht nëse “janë dashuruar” me një palestinez/e në Bregun Perëndimor.

Zhvillimi është pjesë e ashpërsimit të rregullat për të huajt që jetojnë në vend, ose ata që duan të vizitojnë Bregun perëndimor dhe territoret e pushtuara palestineze.

Grupet e të drejtave dhe përfaqësuesit e Palestinës thanë se Izraeli i ka ngritur “kufizimet e kontrollit në një nivel të ri autoritarizmi”.

Rregullat shtonin se nëse çifti martohej, ata duhet të largoheshin nga vendi për një periudhë “qetësimi” prej 6 muajsh apra se te riktheheshin.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi javën që vjen.

Zhvillimet përfshiheshin një dokument ku i kërkohej të huajve të informonin autoritete izraelite brenda 30 ditësh nëse kishin nisur një lidhje romantike me një mbajtës të kartës palestineze të identifikimit.

Zyrtarët thanë se rregullat e reja ndikonin në vizat e dhëna për studentët dhe organizatat e ndihmës, teksa mund të parandalojnë vullnetarët të punojnë në Bregun Perëndimor për më shumë se gjashtë muaj.

“Kjo ka të bëjë me kontrollin inxhinierik të popullatës së Palestinës dhe izolimin e saj nga pjesa tjetër e botës,” tha për BBC Jessica Montell, drejtuese e grupit izraelit të ndihmës HaMoked, e cila ka ankimuar vendimin në gjykatë.

“Kjo e bën më të vështirë që njerëzit të hyjnë ose të punojnë në institucionet e Palestinës, për të studiuar e dhënë mësim atje”, shton ajo.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor nga Jordania pas luftës së vitit 1967 dhe vendi administrohet nga një njësi e veçantë e ushtrisë.

Rrjeti BBC kishte kontaktuar ushtrinë por nuk mori asnjë përgjigje. Autoritetet izraelite thonë se kufizimet nevojiten për arsye sigurie.

Izraeli ndalon prej kohësh dhënien e qytetarisë së huaj bashkëshortëve të palestinezëve të Bregut Perëndimor dhe mijëra njerëz jetojnë me status të paqartë ligjor.

Grupi i aktivistëve Right to Enter, quante praktikat izraelite “diskriminuese, mizore dhe arbitrare”, pasi shkaktojnë vështirësi për bashkëshortet që mund të ndahen nga familjet e tyre në Bregun Perëndimor.

FOTO GALERI
1/3
Rregullat të reja detyronin të huajt të tregojnë paraprakisht nëse “janë dashuruar” me një palestinez/e në Bregun Perëndimor.

Top Channel