Rama: Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti, është zgjidhja e Ballkanit të Hapur, ftojmë edhe Greqinë, Italinë e Hungarinë!

02/09/2022 10:38

Nga samiti i Ballkanit të Hapur në Beograd, Rama foli edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi për lëvizjes së lirë me karta identiteti.

Rama tha se zgjidhja e kartave të identitetit mes dy vendeve, ishte zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Ai tha se nëse Kosova dhe vendet e tjera të rajonit apo të Europës do ishin pjesë e nismës, marrëveshjet e tjera që janë ende të pazgjidhura, do e kishin më të lehtë rrugën.

Me këtë deklaratë, Rama ftoi edhe vendet e tjera si Greqinë, Hungarinë, Turqinë dhe Italinë ti bashkohën nismës së Ballkanit të Hapur.

Jam i lumtur ta shoh përballë ambasadorin Chris Hill, i cili di edhe gjuhën tonë. Bëni kujdes se na kuptojnë edhe në gjuhën tonë. Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishëm, ministri I Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta vlerësoj për rolin e tij. Turqia është një aleat për vendin tonë. Falenderoj edhe ministrin e jashtëm të Hungarisë. Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen edhe vendet e tjera si  Italia apo Hungaria. Një koleg nga BE kryeministër me tha që pse nuk na ftuat, më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohen gjithmonë e më shumë vende që i përkasin hapësirave që ne kemi kaq shumë dëshira të ftohemi. Sot ne vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend për hir të vërtetës. Në panairin e verërave të rajonit, patëm mbi 100 prodhues dhe të ushqimit ku pamë së bashku 10-tra shefa të kuzhinës në vendet tona. Organizim fantastik për të cilin dua ta falenderoj Vuçiçin dhe ekipin e tij. Në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe shumë shtete në një hapësirë ku përtej asaj që duket, u zhvillua një potencial i madh ekonomik dhe turistik. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat të ishin mbushur me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit Serbi-Kosovë. Dje u tregua kush është rruga dhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Lëvizja me karta identiteti është nga Ballkani i Hapur. Do ishte më e lehtë që Kosova të ishte në Ballkanit të Hapur. I shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë. Zgjedhja e parë, është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh të gjitha, as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”- tha Rama.

Top Channel