Përdorimi i telefonit përshpejton plakjen?! Studimi i fundit jep përgjigjen e shumëpritur

02/09/2022 18:41

E dimë që askujt prej nesh nuk i pëlqen kjo gjë por shkencëtarët thonë se përdorimi i telefonit mund t’ju plakë më shpejt.

Ky është rezultati më i fundit nga studiuesit në Universitetin Shtetëror të Oregonit, të cilët zbuluan se drita blu nga ekranet digjitale LED përshpejtoi procesin e plakjes te mizat e frutave.

Studimi i botuar në Frontiers in Aging, studimi gjeti se drita blu ndryshon nivelet e metabolitëve- një kimikat që përdoret për të mbajtur qelizat të funksionojnë siç duhet, te insektet.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të thotë se drita blu mund të përshpejtojë plakjen edhe te njerëzit. Jadwiga Giebultowicz, bashkëautore e studimit u shpreh se:

“LED-të janë bërë ndriçimi kryesor në ekranet e telefonave, desktopëve dhe televizorëve, si dhe ndriçimi i ambientit, kështu që njerëzit në shoqëritë e avancuara ekspozohen ndaj dritës blu përmes ndriçimit LED gjatë pjesës më të madhe të orëve të zgjimit”.

Top Albania Radio shkruan se sidoqoftë, gjetjet nuk janë përfundimtare dhe “kërkimet e ardhshme duhet të adresojnë” nëse dhe si drita blu po ndikon në qeliza.

“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj dritës më pak intensive, kështu që dëmtimi qelizor mund të jetë më pak dramatik”, thonë shkencëtarët.

Për momentin, ekipi rekomandon që njerëzit të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj dritës blu sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të duken më të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA