Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 17-vjeçare në Durrës
02/09/2022 10:07
Një vajzë 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Durrës dhe nuk është kthyer më.
Denoncimin për zhdukjen e të miturës F. S., 17 vjeçe e ka bërë nëna e saj, S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, në Durrës.
Policia thotë se po vijon puna për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”- thotë policia.
Top Channel