Ish-gruaja e Michael Jackson thotë e përlotur se ndjehet ‘pjesërisht fajtore’ për vdekjen e këngëtarit në 2009 (fotot)

02/09/2022 19:07

Ish-gruaja e Michael Jackson është shfaqur e përlotur duke thënë se ndjehet pjesërisht fajtore për vdekjen e parakohshme të këngëtarit.

Mjekja 63 vjeçare Debbie Rowe, thotë në një dokumentar të publikuar së fundmi se ‘e vret ndërgjegjia’ që nuk bëri më shumë për të ndihmuar Jackson kur ai nisi të përdorte dhe të krijojnte varësi nga qetësuesit.

Në intervistën e saj në dokumentarin “Cili e vrau vërtet Michael Jackson”, Debbie mes të tjerash thotë: “Duhet të kisha bërë diçka dhe nuk e bëra. Ka një numër njerëzish që kanë vdekur nga varësitë dhe unë në njëfarë mënyre isha pjesë e kësaj”.

Jackson vdiq në moshën 50 vjeçare pas një ataku kardiak të shkaktuar nga mjekimet e gabuara, në qershor 2009 në shtëpinë e tij në Los Angeles. Doktori i tij personal asokohe, Dr Conrad Murray, u burgos për vrasje nga pakujdesia.

Infermierja amerikane Rowe është martuar me Jackson në një ceremoni të fshehtë në Sydney, Australi, në vitin 1996 pasi ishte nëna surrogate e dy fëmijëve më të mëdhenj të këngëtarit, Prince and Paris, shkruan britanikja Daily Mail.

Ata u divorcuan tre vjet më vonë në 1999.

Rowe kishte qenë më parë asistente e dermatologut Dr Arnold Klein, i cili ka vdekur në 2015, dhe është njohur me Jackson 15 vjet para se të martoheshin, kur këngëtari vinte për vizita te doktori i lëkurës.

Në dokumentar Rowe thotë: “Unë jam fajtore po aq sa ai Klein për qetësuesit e shumtë që doktori i rekomandonte dhe më vjen keq që kam marrë pjesë”.

Në pjesë të tjera të dokumentarit, fajtori kryesor Dr Murray thotë se eksperienca e tij në burg ishte e tmerrshme dhe se ishte “i shkatërruar” nga vdekja e Michael.

Dr Murray thotë në dokumentar se ‘do ta dua gjithmnë Michael’ megjithse beson se nuk është e drejtë që ka marrë thuajse të gjithë fajin për vdekjen e këmgëtarit legjendar amerikan.

69-vjeçari është liruar nga burgu në 2013 pasi kreu vetëm dy nga katër vjet dënim për “vrasje nga pakujdesia”.

Ai i kishte dhënë Jackson qetësues të ndryshëm për ta vënë në gjumë natën e vdekjes, në shtëpinë me qera në Holmy Hills, Los Angeles.

Por megjithëse masa e drogave në trupin e Jackson ishte tejet e madhe, dëshmitarët kanë thënë se Michael mund t’i merrte mjekimet nga doktorë të ndryshëm kur deshironte.

Dr Murray thotë se bashkë përgjegjës për vdekjen e tij janë dhe doktorë të tjerë që i kanë rekomanduar qetësuesit.

FOTO GALERI
1/6
Ish-gruaja e Michael Jackson është shfaqur e përlotur duke thënë se ndjehet pjesërisht fajtore për vdekjen e parakohshme të këngëtarit.

Top Channel