Gjashtë familjarë mbyten teksa tentonin të shpëtonin motrat që bënin foto në ujëvarën vrasëse (fotot)

02/09/2022 17:36

Gjashtë anëtarë të një familjeje raportohet se janë mbytur në fundjavë teksa tentonin të shpëtonin dy motra që po bënin foto buzë një ujëvare të rrezikshme në Indi.

Shraddha e Shweta Singh, 14 e 22 vjeçe, kishin dalë familjarisht me 15 të afërm në ujëvarën Ramdaha në Indinë qendrore, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Teksa ata i afroheshin vendit të njohur panoranik, Shraddha humbi ekuilibrin dhe ra në pellgun e ujit duke mbetur e bllokuar.

Shweta e ndoqi atë dhe mbeti gjithashtu e bllokuar.

Në ndihmë të tyre erdhën tre vëllezërit Himanshu, 18 vjeç, Abhay, 22, e Ratnesh, 26 vjeç, kushëriri Singh, 24 vjeç dhe gruaja e ti Sulekha, 22 vjeçe, të cilët mbaheshin për dore për të arritur te motrat, por pas disa momentesh kuptuan se ishin në nevojë për ndihmë.

Vetëm Sulekha arriti të shpëtonte gjallë nga uji, shkruanin mediat vendase, e cila u dërgua në spital në gjendje kritike.

Zhytës nga grupet shtetërore të shpëtimit u dërguan për të shpëtuar familjen e zhdukur.

Tre nga trupat u rekuperuan mbrëmjen e të dielës dhe tre të tjerë u nxorrën nga ujin mëngjesin e të hënës.

Policia dërgoi trupat për autopsinë para se të jepeshin te anëtarët e familjes, tha gjykatësi Kuldeep Sharma për të përditshmen vendase Times of India.

Në vendndodhje raportohet se kishte tabela paralajmëruese që ndalonin vizitorët të hynin në ujin e ujëvarës.

Incidenti i rëndë vjen disa muaj tre të rinj nga krahina indiane Madhya Pradesh humbën jetën në të njëjtin vend.

Ujëvara e Ramdaha është një pikë turistike e njohur për panoramat e saj të ujit që bie nga 40 metra lartësi në pellgun rreth 10 meta të gjerë.

FOTO GALERI
1/5
Gjashtë anëtarë të një familjeje raportohet se janë mbytur në fundjavë teksa tentonin të shpëtonin dy motra që po bënin foto buzë një ujëvare të rrezikshme në Indi.

Top Channel