Bashkë kundër Metës e Berishës/ Socialistët dhe demokratët pro-SHBA, dritë jeshile nismave për ligjet e reja

02/09/2022 15:18

Socialistët dhe demokratët që mbështesin linjën amerikanë e nisën më këmbën e mbarë sesionin e ri parlamentar.

Armiku i armikut tim është miku im, dhe armiku politik i përbashkët është Meta dhe Berisha. Ky rregull i pashkruar duket se bëri bashkë  të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë ti  japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit apo të favorizuar prej tij.

Socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te  propozuar nga grupimi Alibeaj; Shpalljen muze kombëtar të burgut  famëkeq të Spaçit dhe Tepelenës,  dekomunistizimin e shoqërisë dhe deklasifikimin e dosjeve te ish+sigurimit te shtetit dhe në këtë pikë duket se demokratët  që mbështesin Enlekejd Alibeaj bien dakord me mazhorancën socialiste, e cila kërkon peshkimin  sa me të shpejtë të bashkëpunëtoreve të ish sigurimit të shtetit për t’i nxjerrë jashtë Parlamentit dhe Politikës.

Nismat  ligjore të partisë socialistëve mund të konsiderohet si një lustracion i plotë i politikës  pasi synohet ndërhyrja jo vetëm në ligjin e dekriminalizimit dhe kodin zgjedhor por edhe në ligjin e partive politike për të përjashtuar nga Parlamenti por edhe drejtimi i partive politike i bashkëpunëtoret të  ish-sigurimit të shtetit.

Por,  pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike  që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit   dhe nuk zbaton ligjin  rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet.  Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë. Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të  socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe te Sali Berishës nga politika.

Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë“- tha Meta.

Top Channel