Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar vendimin për lejimi e administrimit të dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori të personave.
Sipas njoftimit kjo vaksinë mund të merret nga të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.
Tutje, kjo vaksinë është rekomanduar të merret nga personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare, gjithashtu të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.
“Si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Në Kosovë, sipas përditësimit të datës 2 shtator, janë 885 raste active me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste positive.
Top Channel