Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill I pranishëm gjatë Panairit të Verës të mbajtur në kryeqytetin Serb ka shprehur mbështetje për Open Balkan.

Në një intervistë për Top Channel ai tha se sheh përpjekje nga vendet e Ballkanit për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Intervista e plotë

Gazetari Muhamed Veliu: Zoti ambasador, si e shikoni vazhdimin e përpjekjeve të politikanëve në Ballkan për të bashkëpunuar efektivisht në “Ballkanin e Hapur”?

Ambasadori Christopher Hill: Së pari, për mua Ballkani i Hapur është emocionues, jo vetëm sepse është ‘i hapur’, por sepse është krijuar në Ballkan.  Këto janë përpjekje të mëdha nga shtetet e përfshira, sidomos Shqipëria, por po ashtu dhe Serbia, që po përpiqen për të tejkaluar problemet. Duke kuptuar që vendet e rajonit janë të vetëdijshëm për këto probleme, do të gjejnë dhe zgjidhjet më të mira.  Shoh përpjekje frymëzuese nga këto vende për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Gazetari Muhamed Veliu: Zoti ambasador, Shtetet e Bashkuara bënë përpjekjet e tyre nëpërmjet zotit Gabriel Escobar për të bërë të mundur heqjen e pengesave për të sjellë lëvizjen e lirë midis shtetasve të Kosovës dhe Serbisë. Sot, në 1 shtator, kjo marrëveshje po funksionon. Jeni i kënaqur që kjo pengesë nuk ekziston më?

Ambasadori Christopher Hill: Jam shumë i kënaqur që kjo çështje është zgjidhur dhe njerëzit mund të lëvizin lirisht dhe mendoj që është një ditë shumë e mirë teksa shohim të ndodhë ky zhvillim, sepse është dhe dita kur mblidhet “Open Balkan”. Jam shumë i kënaquyr por shoh që ka shumë çështje të tjera që duhen adresuar. Di gjithashtu që kemi një diplomat të shkëlqyer si Escobar dhe Lajçak, kështu që pres zhvillime të tjera në vijim.

Top Channel