Palestinezët marshojnë në funeralin e 26 vjeçarit të vrarë nga zjarri izraelit (fotot)

01/09/2022 18:57

Njerëz të maskuar qëllonin në ajër me armët e tyre sot në kortezhin e funeralit të 26-vjecarit palestinez Yazan Afana, i qëlluar për vdekje gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në kampin Al-Bireh, në periferi të Jerusalem.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se sot dy palestinezë janë vrarë në përplasje të ndryshme me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor.

Ministria tha se 25 vjeçari Samer Khaled, nga kampi i refugjatëve në Nablus, u vra nga një plumb në qafë, ndërsa 26 vjeçari Yazan Afana, vdiq pasi u qëllua në zemër.
Agjencia pelstineze Wafa tha se Khaled u vra gjatë bastisjes izraelite në kampin Balata në veri të Bregut Perëndimor.
Afana u vra gjatë një operacioni në Al-Bireh, pranë Ramallah, shtonte ministria.
Një zyrtar palestinez tha sipas rrjetit francez AFP, se vdekja e Afana mund të kishte lidhje me zjarr nga militantët palestinezë, por informacionet nuk janë ende të qarta.

Ushtria izraelite tha vetëm se gjatë operacioni të mëngjesit të zotëm kishte arrestuar 6 militantë të kërkuar.

“Gjatë operacionit në Balata, forcat reaguan me zjarr kur ndaj tyre erdhën të shtëna”, thuhej në deklaratën e ushtrisë.

“Ata pretendojnë se ka pasur një palestinez të vdekur,” tha ushtria, duke shtuar se gjatë operacionit në Al-Bireh, ushtarët ishin sulmuar me gurë dhe koktejl Molotov, prandaj kishin përdorur “mjete të shpërndarjes së trazirave”.

Zyrtari palestinez i Jeruzalemit, Zakaria Fayala, tha se vrasje e Yazan Afana është një tjetër krim i forcave pushtuese izraelite ndaj popullit të pambrojtur palestinez.

“Sipas dëshmitarëve, martiri Yazan u qëllua nga afër prej armës së ushtarit izraelit që ishte jashtë mjetit ushtarak. Të rinjtë e kampi Qalandia po e mbrojnë atë me gjakun e mishin e tyre. Për fat të keq heshtja e vendeve arabe dhe atyre ndërkombëtare nuk po ndihmon që Izraeli të japë llogari për ekzekutimet ndaj palestinezëve”, tha Fayala.

FOTO GALERI
1/8
Njerëz të maskuar qëllonin në ajër me armët e tyre sot në kortezhin e funeralit të 26-vjecarit palestinez Yazan Afana

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA