1 shtatori trajtohet si një ditë feste në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës për të mirëpritur të vegjëlit dhe për t’ia u bërë më të lehtë ndarjen nga prindërit,më së shumti dhe për ata që e kanë ditën e parë.
Vitet e fundit është rritur shumë kërkesa për të regjistruar fëmijët në kopshtet dhe cerdhet publike të kryeqytetit, ndaj do të hapen edhe 7 ndërtesa të reja.
“Ne do mirëpresim këtë vit në çerdhet e Tiranes deri në 4000 fëmijë në ditë. Përsa i takon kopshteve vetëm ne Tiranen qytet me hapjen e 7 godinave të reja, nga të cilat 7 janë kopshte dhe 2 janë çerdhe, do mirëpresin deri ne 7000 fëmijë, shtuar kësaj shifre dhe 2000 fëmije ne kopshtet e zonës rurale. Numri i kërkesave per te marre shërbimin publik ka qenë shumë i larte. Me hapjen e godinave te reja, do marrin zgjidhje edhe kërkesat për kopshte te cilat ende janë duke u shqyrtuar”- shprehet Zhaneta Beqiri, drejtoreshe e çerdheve dhe kopshteve
Të emocionuar sot nuk ishin vetëm fëmijët, por edhe prindërit apo gjyshërit që i shoqëronin.
Për fëmijët që kanë përfunduar çerdhen, nis kalimi në kopshte ndërsa për ata që e kanë për herë të parë frekuentimin e kopshtit, do të nisin më datë 12 shtator.
“Jam ndjerë shumë mirë me krahasimin në shtëpi dhe në çerdhe, se ka një edukatë tjetër.
U ambientua direkt dhe ushqimi është shumë i mirë,edukatoret shumë të mira, ka filluar dhe të flasi, të kopjojë, thotë numrat, që është akoma i vogël nuk i ka bërë 2 vjeç. Kam përshtypjen që ka aktivitete shumë të mira aty brenda.
Zhvillimi që iu dha kopshteve dhe çerdheve ishte mjaft i mirë, gjithmonë tendenca është për ti çuar fëmijët në shtet më tepër se sa në privat, është dhe më ekonomik por dhe kushtet e tjera janë shumë të mira.
Kalon në grup tjetër sepse ka një vit që është në cerdhe dhe normalisht këta gëzojnë, ambient është i dekoruar”.
Fëmijët që këtë vit kalojnë në klasë të parë, do vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht deri një ditë para se të nisi shkolla, më 12 shtator.
Top Channel