Fundi i muajit gusht shënoi fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb.

Çdo ditë me qindra klientë nxitonin të përfitonin nga oferta që kompania linçoi disa javë më parë në treg.

Interesi për këtë superofertë ka qenë tepër i lartë duke tejkaluar çdo pritshmëri, pasi çdo paketë të platformës abonentët e përfitojnë me ulje çmimi deri në -11,000 Lekë.

Siç DigitAlb njofton, nisur nga ky interes i lartë, kompania ka vendosur shtyrjen e datës së përfundimit të ofertës deri më 10 Shtator, duke ju dhënë mundësinë të gjithëve që të përfitojnë prej saj.

Nxitoni deri më 10 Shtator, dhe do të mund të shijoni paketat një vjeçare Familjare ose Paketat Premium bashkë me të gjitha eventet sportive të përfshira si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, e shumë të tjera:

Paketa Fillestare nga 9900 Lekë ka zbritur në 6,990 Lekë

Paketa Familjare Tokësore nga 11,990 Lekë ka zbritur në 8,990 Lekë

Paketa Familjare Satelitore nga 18,990 Lekë ka zbritur në 13,990 Lekë

Paketa Premium Tokësore nga 25,990 Lekë ka zbritur në 18,490 Lekë

Paketa Premium Satelitore nga 31,990 Lekë ka zbritur në 20,990 Lekë.

Tashmë platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezente kudo nëpërmjet transmetimeve tokësore, satelitore dhe internetit me teknologjinë OTT. Interesim të madh ka për Aplikacionin e DigitAlb, i cili mund të aksesohet direkt nga bashkëkombësit tanë në Amerike, Kanada, Australi, Evrope dhe gjithë botën.

Paketa Familjare OTT nga 25,990 Lekë ka zbritur në 18,490 Lekë

Paketa Premium OTT nga 31,990 Lekë ka zbritur në 20,990 Lekë.

Me abonimin e DigitAlb do të shijoni paketën më të plotë të kanaleve shqiptare, të Kosovës, si dhe ekskluzivisht kanalet Kombëtare TOP CHANNEL dhe TV KLAN.

DigitAlb ju fton të përfitoni në çdo pikë shitje kudo në Shqipëri e Kosovë, si edhe në çdo pikë të autorizuar ose online në www.digitalb.al. Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, në çdo moment, kudo ku ndodheni, në formatin më ideal të zërit dhe figurës, e përfitoni me çmimet më të mira.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel