Foto ilustruese

Katër persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, pasi dhunuan bashkëshortet.

Nuk dihen ende shkaqet e dhunimit të tyre, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. Gj., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA