Një burrë u vetëplagos me thikë në fyt dje pasi u konfrontua me vullnetarë vendas anti-pedofilë Liverpool, në veriperëndim të Anglisë, njoftonin mediat vendase.
Një video e rëndë direkte e incidentit është shfaqur per pak kohe në rrjetin Facebook Live, ku shihej momenti kur burri shkon te makina, nxjerr thikën dhe pret fytin e tij.
Shërbimet e emergjencës kishin ardhur më vonë në parkimin ku kishte ndodhur incidenti dhe dërguan të plagosurin në spital, ku raportohet në gjendje të stabilizuar.
Policia kishte konfirmuar se ishin thirrur në vendngjarje dhe më pas kishin arrestuar një burrë 55 vjeçar si i dyshuar se po joshte një fëmijë që nuk kishte lidhje me të, si dhe për zotërim të një objekti të mprehtë.
Por para mbërritjes së policisë banorët e lokalitetit besohet se janë alarmuar për sjelljen e burrit dhe u mobilizuan për të “neutralizuar” pedofilin në zonën ku banojnë. Një prej anëtarëve të grupit të mobilizimit anti-pedofilë, besohet se ka regjistruar incidentin direkt në rrjet.
Autoritetet thanë se një burrë 55-vjeçar nga Kirkby u arrestua, por nuk dhanë më shumë detaje.
Ata thanë se po vijojnë të hetojnë dhe të analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Grupe vullnetarësh anti-pedofilë janë shfaqur shpesh në Britani pasi sipas tyre fenomeni i tmerrshem nuk merr ndjekjen dhe dënimin e duhur nga qeveria.
Top Channel