Një aristokrat skocez që akuzohet për përdhunimin e një gruaje gjatë festës së ditëlindjes të nxitur nga drogat në kështjellën ku banon, tha sot në gjyq se besonte se vajza i kishte dhënë pranimin e saj para se të nisnin intimitetin.
39 vjeçari baba i dy fëmijëve Euan Tennant, kishte sulmuar seksualisht gruan teksa ishin në krevat bashkë me një shoqen e saj të ftuar në vilën Glen House në Innerleithen, në korrik 2019.
Viktima pretendon se Tennant ishte zhveshur dhe nisi të fërkonte këmbën e saj, para se ta sulmonte seksualisht teksa rrinin në krevatin luksoz me katër shtylla druri.
Gruaja që nuk mund të identifikohet për motive ligjore tha në gjykatën e Edinburgh se ishte detyruar të largohej nga dhoma pas avancimeve dhe sulmit të Tennant.
Por i akuzuari, pronar i vilës dhe tokave Glen, tha se besonte se vajza i kishte dhënë pranimin e saj me sinjale jo-verbale, për ta prekur në mënyrë intime.
Tennant tha në gjykatë se kishte folur më parë me të akuzuarën për çështjen e miratimit të pranimit, para se të futeshin në krevat me të dhe një mik tjetër.
Ai justifikohej: “Ne ishim ulur fillimisht në stol dhe unë e pyeta: ‘A të vij dhe unë në krevat me ju?’. Dhe ato të dyja thanë po”.
Ai shtonte më tej: “Kur unë u ktheva për të fikur dritën e preka në këmbë deh ajo nuk kundërshtoi, prandaj e mora si një sinjal pranimi”.
Ndërsa viktima kishte thënë më herët se ishte ftuar nga një e njohur në ditëlindjen dy-ditore të Tennant në vilën gjigante Glen House. Ajo shtonte se nuk e njihte atë më parë por shoqja e saj kishte qenë në universitet me të.
Ajo tha se pranoi që ai dhe shoqja e saj të shtriheshin në krevat me Tennant, i cili nisi ta prekte te këmbët pak pasi fiku dritën.
Akuzuesja thotë se po bënte sikur flinte pasi ishte frikësuar, dhe më pas nisi te qante teksa Tennant e përdhunoi.
Tennant, i cili jeton në pronat Glen, i ka trashëguar ato pas vdekjes së nënës së tij në 2018, dhe ka si menaxher njerkun e tij.
Vila me 24-dhoma Glen House, rrethohet nga rreth 2000 hektarë pyje dhe është ndërtuar nga industrialisti i produkteve kimike i shekullit të 19të Charles Tennant, në Glasgow, Skoci.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel