Vdekja e princeshës Diana nuk ishte aksident, avokati: Makina e mistershme dhe motoçikleta në tunel nuk u gjetën kurrë (fotot)

31/08/2022 19:17

Avokati i njohur britanik Michael Mansfield insiston së fundmi se aksidenti fatal i Princeshës Diana në fakt nuk ishte një aksident pasi ka ende shumë pikëpyetje rreth vdekjes së saj, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Ai shton se shoferi i një makine të mistershme dhe ai i një motoçiklete që ishin në tunelin e Parisit në kohën e aksidentit tragjik të 25 viteve më parë, nuk janë identifikuar kurrë.

Mansfield insiston se hetimet për vdekjen e Diana dhe shoqëruesit të saj Dodi Fayed mund të rihapen nëse dalin në dritë informacione të reja, siç ka ndodhur dhe me tragjedi të tjera.

Avokati 80-vjeçar i Dodi dhe babait të tij Mohammed Al-Fayed, tha për rrjetin Mirror se e vërteta rrjedhimisht do të dalë.

“Idea se ajo që ndodhi ishte thjesht një aksident rrugor nuk është e drejtë, kështu që dua ta eliminoj si mundësi. Rrjedhimisht e vërteta del në sipërfaqe, por që kjo të ndodhë dikush duhet të kërkojë e punojë”.

“Nuk besoj se kjo është një çështje e mbyllur, ka ende shumë për të dalë në sipërfaqe dhe diku, e dikur do të ndodhë”.

Mansfield kujton se verdikti i vitit 2008 për ngjarjen ishte vrasje e jashtëligjshme, por këtij fakti nuk i është dhënë shumë zë: “Kur pyet njerëzit për verdiktin e jurisë, ata thonë se ose nuk e dinë ose se ishte aksident. Por verdikti nuk ishte ky, kjo është vetëm ajo që policia do që të mbahet mend”.

“Mjeku ligjor hartoi pesë opsione për jurinë … i pari ishte vrasje e jashtëligjshme, e lidhur me drejtimin e pakujdesshëm të makinës nga një ‘paparaci’”.

“Por ne deklaruam se për këtë nuk kishte prova pasi policia britanike kishte përjashtuar fotografët paparacë që t’i afroheshin Mercedes-it teksa i afrohej tunelit”.

“Ne kemi gjurmuar të gjithë fotografët jashtë hotelit Ritz, dhe arritëm në konkluzionin se asnjë prej tyre nuk ishte pranë Mercedesit në tunel”.

“Mjeku ligjor e pranoi këtë dhe u hoq si opsion, prandaj fraza u zëvendësua me ‘automjete ndjekëse’. Juria e quajti atë vrasje të jashtëligjshme … prej drejtimit neglizhent të Mercedesit dhe automjeteve ndjekëse”.

“Çështja mbetet nëse ky ishte një aksident i inskenuar, siç kishte parashikuar vetë princesha”, thote avokati.

“Por në tunel kishte automjete të tjera, ishte një makinë e zezë që po ngadalësonte disi ecjen e Mercedesit dhe një motoçikletë prapa makinës së princeshës”.

“Si ka mundësi që këta njerëz nuk janë gjetur apo nuk kanë folur kurrë?”.

Zoti Mansfield është përfshirë në rastet e profilit më të lartë në Britani, si masakra e ushtrisë britanike në Irlandën e Veriut ‘Bloody Sunday’, aksidenti i rëndë në stadiumin e Hillsborough, vrasja e Stephen Lawrence e të tjera.

FOTO GALERI
2/6
Avokati i njohur britanik thote se aksidenti fatal i Princeshës Diana në fakt nuk ishte një aksident

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA