Ushtronte dhunë të vazhdueshme mbi gruan dhe 10 fëmijët, arrestohet babai shqiptar në Vjenë

31/08/2022 11:07

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi për vite me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe 10 fëmijëve të tyre.

Shqiptari shkonte vazhdimisht në një kazino në Republikën Çeke dhe e mbyllte familjen e tij me çelës brenda shtëpisë.

Nëse gjërat shkonin keq dhe ai humbte lojën e paratë në kazino, kur kthehej në shtëpi niste me dhunën.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është arrestuar dhe vënë para drejtësisë austriake.

Përveç dënimit me burg, eksperti Peter Hofmann ka kërkuar dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit, të cilët konsiderohen anormalë nga ana mendore.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga autori, i cili pretendon se nuk i ka bërë ato veprime për të cilat akuzohet.

“Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh shqiptari.

Vajza e familjes ka deklaruar në gjykatë se e kanë kaluar të gjithë jetën e tyre vetëm në shkollë dhe shtëpi.

“Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën”, u shpreh ajo.

Rasti më makabër i përmendur në gjykatë është pas debatit me gruan e tij, ku 42-vjeçari ka prerë kabllon dhe ka hyrë në banjë, gjatë kohës që ajo po bënte dush. Më pas kabullin që qëndronte në prizë ai ia ka afruar në lëkurën e lagur. Fatmirësisht ndërprerja e energjisë elektrike i shpëtoi jetën gruas së dhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA