Një ngjarje e paprecedente është shënuar në qytetin e Belshit ku persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar çdo gjë përgjatë liqenit në qendër të qytetit.

Stola, kosha, moli i drunjtë dhe këndet sportive gjithçka ka rëne pre e vandalizimit. Qytetarët e Belshit kanë dënuar aktin duke e cilësuar shkatërrim të pasurisë së përbashkët ndërtuar me taksat e qytetareve.

Dëme të konsiderueshme janë vënë re përgjatë gjithë shëtitores duke mos kursyer as këndet e lojërave.

Bashkia e Belshit ka dënuar ngjarjen dhe ndërsa pret zbardhjen e saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, por bën gati riparimet për t’i rikthyer bukurinë qytezës e 82 liqeneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA