Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Vendimi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, që thotë se vjen pas situatës në vend.
“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë. Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë.
Detyrat për momentin do t’i marrë nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri”, u shpreh Çuçi.
Gjatë tetë muajve të vitit 2022, teksa Policia e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano, vendi është tronditur nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, që kanë lënë pas 47 viktima.
Vrasjet lidhen me shkaqe si hakmarrje të kryera përmes skemave mafioze apo edhe për motive të dobëta. Shumë prej tyre nuk kanë ende një autor.
Lexo edhe: Hakmarrje, ekzekutime mafioze dhe motive të dobëta/ 47 personat e vrarë gjatë këtij viti
Një ditë më parë, Arsen Muskurti, pas konflikteve të vazhdueshme me vëllanë, Dritan Muskurtaj, vrau këtë të fundit, bashkë me gruan, duke rritur më tej bilancin e vrasjeve dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.
Shtimi i ngjarjeve kriminale dhe vrasjeve mafioze, shumica e të cilave të pazbardhura apo dekonspirimi i operacioneve, siç ishte “Plumbi i Artë” ku mundën të shpëtonin emrat më në zë të krimit, janë disa nga provimet në të cilat drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ngeli. Ajo që e bën edhe alarmante janë hijet e dyshimit për inkriminim të forcave të policisë.
Lexo edhe: 47 vrasje në 8 muaj! Policia nuk kap as autorët e krimeve për motive të dobëta
Top Channel