Lideri i kartelit masakron tetë vetë nga banda rivale pasi ‘e vinte në lojë’ (fotot)

31/08/2022 16:50

Ai që njihet si ‘Chaparro’, kreu i një karteli të vogël meksikan i ka dhënë dje një mesazh qytetarëve vendas pas vdekjes së tetë njerëzve, ku shpjegonte saktësisht se përse kjo kishte ndodhur.

Krimineli shpjegonte se vrasjet ishin kryer pasi banda së cilës viktimat i përkisnin, e kishte bërë atë të dukej “si budalla” në sytë e opinionit vendas.

Më 24 gusht një përplasje e ashpër me armë kishte nisur mes grupeve nga kartelet rivale në  Tuzantla në rajonin meksikan të Michoacán.

Sipas rrjetit vendas Animal Politico, përplasja e armatosur ndodhi kur në qytet hyri një karvan automjetesh që po kërkonin rivalët e tyre.

Tetë njerëz raportohet se ishin gjetur të vdekur në vendngjarje, ndërsa rrjeti Borderland Beat tha se të tjerë njerëz janë vrarë trupat e të cilëve ishin larguar nga skena e krimit të rëndë, para mbërritjes së autoriteteve.

Autoritetet arrestuan pesë njerëz pas incidentit, ndërsa me vonë rezultoi se autoritetet vendase nuk kishin policë të mjaftueshëm për t’u përballur me kriminelët e shumtë.

Pas vdekjeve, kreu i një karteli të pavarur drogash dërgoi një mesazh audio për kartelin rival të ‘La Familia Michoacana’ (LFM) duke thënë se ata kishin shkelur premtimin për të mos zhvatur popullin e Tuzantla.

Chaparro shtonte se krerët e LFM, Johnny Hurtado Olascoaga (El Pez) dhe José Alfredo Hurtado Olascoaga (La Fresa) ia kishin premtuar këtë atij, sipas rrjetit Borderland Beat.

Duke tentuar të qartësonte çështjen për popullin e zonës, Chaparro pretendonte se: “E gjithë kjo ndodhi sepse ata nuk e mbajtën fjalën. Unë kisha një marrëveshje me El Pezcado e La Fresa, por kushtet e marrëveshjes nuk u ruajtën”.

“Unë i kisha kërkuar të më linin si kryetar të një karteli të pavarur. Unë i respektoj të gjitha grupet edhe pse luftojnë me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, por nuk ju respektoj juve zoti Pezcado e zoti Fresa, sepse më dhatë fjalën që njerëzit e qytetit nuk do të zhvateshin”.

“Ju keni jetuar këtu me zhvatje për 15 vjet. Ndërsa tani pas 15 ditësh disa vrasës erdhën për të marrë para zhvatjeje nga unë. kështu që duket se unë i gënjeva njerëzve të qytetit pasi ju më gënjyet mua. Ju më bërë të dukem si një budalla duke më gënjyer”.

“Deri ku mendoni se do të shkoni me këtë?”, përfundonte ‘lideri’.

FOTO GALERI
1/5
Krimineli shpjegonte se vrasjet ishin kryer pasi banda së cilës viktimat i përkisnin, e kishte bërë atë të dukej “si budalla” në sytë e opinionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA