Një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale është kapur në Fier me 97 540 euro dhe 3 000 paund, para që dyshohet se janë të paligjshme.

Shtetasi me iniciale R.Ç. po drejtonte një mjet tip “Nissan” kur u ndalua për kontroll nga policia në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”.

Dyshohet se eurot dhe paundët e gjetura janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. Ndaj të riut, që më parë është përfshirë në veprimtaritë kriminale të plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë, ka nisur një hetim për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin ai udhëtonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA