
25/02 21:12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e sotme, ku një 20-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një 27-vjeçare greke.
Mediat greke bëjnë me dije se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, të cilën e kishte organizuar para dasmës, teksa një motor i drejtuar nga një 20-vjeçar shqiptar, i cili e tërhoqi disa metra zvarrë e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua disa momente më vonë.
E reja u transportua menjëherë në spital ku iu nënshtrua edhe një operacioni por fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Top Channel