Stuhi me erëra që i ngjajnë uraganeve, shkruajnë mediat vendase, shira të rrëmbyer, bubullima e breshër: moti i keq pushtoi Shkupin duke mbjellë kaos në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, kjo ishte situata pas reshjeve të furishme, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Stuhia që përfshiu kryeqendrën e vendit fqinj detyroi kryetaren e bashkisë, Danella Arsovska, të mbledhë urgjentisht Shtabin e Krizës. Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara.

Reshjet e shiut kanë bllokuar shumë rrugë, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë mjaft ndërtesa pa energji elektrike.

Përmbytjet bllokuan dhe  urën e sheshit Skënderbeu, ku u desh ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikesve për të nxjerrë 15 persona të një bllokuar në një fugon. Po ashtu u bllokua dhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Veç Shkupit dhe rrethinave të tij, vërshimet e ujit  kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA