Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën, ku ish-dhëndri i identifikuar si Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjaku.

Një nga banorët e zonës ka treguar për Top Channel se ishin një familje e mrekullueshme dhe se nuk e di saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa në Shqipëri nuk kanë pasur konflikte.

“Familje e mirë, e mrekullueshme. Taksirati të gjen”, u shpreh ai.

Familja Përjaku jetonin prej 20 vitesh në Itali, ndërsa në vendlindje vinin vetëm për pushime disa ditore.

“Kanë pas jetuar, por para 20 vitesh kanë ikur në Itali. Me vra fmin, po jo në këtë gjendje. Vinin çdo vit këtej në Shqipëri rrinin deri në 10 ditë”.

Njëkohësisht ai tregoi se i ndjeri kishte vetëm djalin që u vra mbrëmjen e djeshme së bashku me të dhe vajzën, ish-bashkëshortja e autorit.

“Djalë i vetëm. Atë djalë edhe vajzën kanë pasur. Nuk e di se kur ka ndodhur, por asgjë nuk kam dëgjuar. Jam çudit. S’kanë pas konflikte, andej nuk e di, por këtej jo”, shtoi më tej banori.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e saj.

Trupat ndodhen ende në morg ndërsa familjet e viktimave kanë hapur dyert e mortit. Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është ende në kërkim të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA