Vrasësi i vëllait dhe kunatës kryen krimin në gjakftohtësi të plotë, pamjet nga kamera e sigurisë
30/08/2022 20:51
Arsen Muskurti vrau vëllanë por duket se krimin e kreu në gjakftohtësi të plotë.
Siç duket nga kamerat e sigurisë që Top Channel ka siguruar, 38-vjeçari shkon i qetë drejt agjencisë turistike ku ndodhet Dritan Muskurti bashkë me gruan, sigurohet që ka armën në brez dhe hyn brenda.
Pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë, ai del nga biznesi, që dyshohet se ka qenë shkak i konfliktit mes dy vëllezërve dhe largohet po aq i qetë sa ishte në fillim.
Të shtangur kanë mbetur kalimtarët e pranishëm, që nuk guxonin të hynin brenda agjencisë, ku ndodhej çifti i pajetë.
Top Channel