Uzuni, heroi i Granadës, sulmuesi shqiptar shënoi tre gola ndaj Villarreal B

30/08/2022 15:28

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist te skuadra e Granadës në Ligën e Dytë Spanjolle.

Pas golit të shënuar në sfidën me Racing Santander, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare shpërtheu plotësisht në ndeshjen me Villarreal B të cilën skuadra e Granadës e fitoi 3-0 duke i shfaqur që tani synimet për t’u rikthyer në La Liga.

ishte pikërisht Myrto Uzuni autori i të 3 golave për skuadrën e Granadës në këtë fitore të radhës në Nuevo Los Carmebes.

Spektakli i Uzunit nisi që në minutën e parë kur beratasi zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të Callejon, gol për të cilin u desh konfirmimi i sistemit VAR.

Kaluan vetëm 10 minuta kur Uzuni fitoi një 11 metërsh të cilin e ekzekutoi po vetë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë për të çuar rezultatin në 2-0.

Por Uzuni kishte ende për të thënë në këtë ndeshje teksa në 45 minutat e dyta ai gjeti edhe golin e tretë, edhe ky me 11 metërsh për të fiksuar rezultatin përfundimtar 3-0 në favor të Granadës.

Me këto 3 finalizime, Uzuni shkon në kuotën e 4 golave të shënuar në 3 ndeshje të Ligës së Dytë spanjolle, ndërsa Granada e sheh veten në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA