Aristokratja famëkeqe britaniko-hebreje Ghislaine Maxwell raportohet se është bërë tashmë “shoqe burgu” me Narcy Novack, vrasësen e dënuar për porositjen e eliminimit të burrit të saj të pasur bashkë me nënën e tij.
Maxwell, e dënuar si drejtuese e rrjetit të shfrytëzimit seksual të vajzave për llogari të financierëve të fuqishëm, tashmë ka treguar fytyrën e vërtetë duke u bërë mikeshë me vrasësen e dyfishtë në burgun e Tallahassee në Florida, SHBA.
E përditshmja britanike The Mirror shkruante se 59 vjeçarja Maxwell, shpenzon orë të tëra duke biseduar me 65 vjeçaren Narcy Novack, pasi sipas raportimeve i bashkojnë shijet e tyre për jetën e luksit.
Ato kanë të dyja dënime të gjata për të kryer teksa Novack është burgosur për vrasjen e bashkëshortit të saj pronar hotelesh.
Novack konsiderohet si “e burgosur e vjetër dhe e privilegjuar” prandaj Ghislaine mund të përfitojë mbrojtje nga miqësia me të.
Maxwell u dënua me 20 vjet burg në dhjetor për joshjen e vajzave të reja për shfrytëzim seksual te ish-i dashuri i saj, financieri pedofil Jeffrey Epstein, dhe miqtë e tij me influencë.
Ndërsa Novack kishte ngjitur shkallët e karrierës me anë të striptizës, derisa u martua me ‘playboy’ Ben Novack Jr pasi punonte në barin e tij si striptiste. Por vite më vonë ajo organizua vrasjen brutale të 52-vjeçarit dhe nënës së tij Bernice, 86 vjeçe, në një komplot të motivuar nga lakmia e hakmarrja.
Novack u zbulua se kishte paguar $100,000 vrasësit Alejandro Garcia e Joel Gonzales të cilët në këmbim të uljes së dënimit bashkëpunuan me policinë.
Në gjyq u tha se Novack ishte e tmerruar se Ben do ta linte, pasi marrëdhënia paramartesore që kishte me të do ta linte me vetëm 60,000 dollarë.
Top Channel