Marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë gati të arrijnë një pikë tjetër të tensionimit. SHBA ka vendosur të dërgojë armë në Tajvan.

Sipas një raporti, qeveria amerikane planifikon të mbështesë Tajvanin me armë në vlerë prej rreth 1,1 miliardë dollarë. E përditshmja “Politico”, duke cituar tre persona të brendshëm të paidentifikuar, shkruan se qeveria kërkon nga Kongresi miratimin e një projektligji përkatës. Paketa përfshin 60 raketa kundër anijeve dhe 100 raketa ajër-ajër. Megjithatë, fokusi është në mirëmbajtjen operacionale të sistemeve aktuale ushtarake të Tajvanit dhe përmbushjen e kërkesave ekzistuese – dhe jo në zgjerimin e sistemeve të armatimit, sipas gazetës.

Taiwan Tapeh | Flaggen von Taiwan und USA vor einem Restaurant

Nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar të të dhënave nga ky artikull. Një dërgesë e tillë armësh ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet tashmë ekzistuese midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Marrëdhëniet arritën pikën më të ulët pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, në fillim të këtij muaji, duke sfiduar kërcënimet nga Republika Popullore e Kinës.

Kina flet për “provokime”

Pas kësaj vizite Pekini nisi manovra ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike. U bënë stërvitje për një bllokadë detare dhe ajrore në rast pushtimi të mundshëm të Tajvanit. Pavarësisht kësaj, delegacione të tjera me politikanë amerikanë udhëtuan në Tajvan menjëherë pas manovrave. Të dielën, forcat amerikane lejuan anijet luftarake të kalonin nëpër ngushticën e Tajvanit për herë të parë që nga vizita e Pelosit. Kina foli për një “provokim”.

China | Taiwan | Chinas Kampflugzeig J-11 über der Formosastraße nah Pingtan

Republika e Tajvanit u nda nga Kina në vitin 1949 pas fitores së komunistëve nën Mao Ce Dunin në luftën civile. Deri më sot, Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur që do të ribashkohet me kontinentin – nëse është e nevojshme duke përdorur edhe forcën ushtarake. Agresioni rus në Ukrainë ka përforcuar këtë frikë.

“Paqartësia strategjike”

SHBA e ka njohur udhëheqjen në Pekin si përfaqësuesin e vetëm të Kinës që nga viti 1979 dhe – si shumica e vendeve – nuk ka marrëdhënie zyrtare me Tajvanin. Megjithatë, SHBA është zotuar me ligj se do të furnizojnë Tajvanin me pajisje ushtarake për të siguruar aftësinë e tij mbrojtëse. Uashingtoni po tregon një “paqartësi strategjike” duke mus u përgjigjur qartë nëse ushtria amerikane do të ndërhynte në rast të një pushtimi kinez të Tajvanit./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA