Rajoni spanjoll kërkon ‘respekt për demat’ pas shtatë personave të vdekur në festivalet tradicionale (fotot)

30/08/2022 17:53

Shtatë njerëz kanë gjetur vdekjen dhe rreth 300 pjesëmarrës të festivalit janë plagosur në eventet e sivjetshme të vrapimeve me dema ‘Bous al Carrer’ në Valencia të Spanjës.

Prandaj autoritetet në rajonin e Valencia u bënin sot thirrje pjesëmarrësve në festival të mos “humbisnin repsektin për demat” në vrapimet e rrezikshme që vijojnë të organizohen në rrugët qytetare.

Eventet festive verore që përkthehen “demi në rrugë”, të cilat mbahen kryesisht në qytezat e fshatrat e Valencia –kanë shkaktuar një numër të madh plagosjesh dy muajt e fundit.

Numri i sivjetshëm barazon më të lartën e vitit 2015, kur plagosjet detyruan qeverinë në Valencia të shtrëngonte rregullat e organizimit të fiesta-ve.

Rregullat aktuale ndalojnë personat nën 16 vjeç të marrin pjesë, si dhe ata që kanë mangësi fizike apo psikologjike, përdorimin e alkoolit apo drogave.

José María Ángel, sekretar i sigurisë dhe emergjencave në Valencia tha: “Nuk duhet të humbasim respektin për demat edhe pse njerëz kanë humbur jetën, festivalet kanë rrezikun e tyre, që është pjesë e eksperiencës”.

Ai shtoi më tej  se vrapimet “kanë në vete rrezik individual e kolektiv, prandaj pjesëmarrja kërkon maturitet”.

Ángel tha se rregullat ekzistuese rishikohen shpesh dhe përditësohen, për t’i bërë sa më të përshtatshme për eventet.

Në fillim të korrikut në qytezën Puçol në Valencia, një vjeçar 12-vjeçar u godit nga demi dhe vrapimi u anullua.

Partia spanjolle e të drejtave të kafshëve Pacma tha se eventet duhet të ndalohen për traumën që i shkaktojne kafshëve. “Këto evente bazohen te mizoria e dhuna ndaj kafshëve, përveç rrezikut ndaj njerëzve, të bazuara mbi tradita arkaike që nxisin dhunën”.

FOTO GALERI
2/5
Prandaj autoritetet në rajonin e Valencia u bënin sot thirrje pjesëmarrësve në festival të mos “humbisnin repsektin për demat”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA