Shembja e kullës në Romë, ndërron jetë punëtori pas 11 orësh nën rrënoja						
								
			Hetimet për një aksident të tmerrshëm hapeshin sot në perëndim të Londrës, pas vdekjes së nënës së një fëmije Yagmur Ozden, e cila përfundoi jashtë automjetit Range Rover që ecte me shpejtësi rreth 150 km në orë, kur u përplas me një pikë furnizimi makinash elektrike në perëndim të Londrës.
Drejtuesi i automjetit Range Rover që kushton rreth 120,000 paundë, 24-vjeçari Rida Al Mousawi si dhe pasagjerja në sediljen e parë Zamarod Arif, i mbijetuan aksidentit të tmerrshëm që ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në një intervistë nga spitali Arif, tregonte sesi viktima i ishte lutur Al Mousawi të ngadalësonte shpejtësinë, por shtonte se ai preferonte të luante me pasagjerët e tij duke ecur me shpejtësi.
Vaja shtonte se shoqja e saj 32-vjeçare nuk kishte vënë rripin e sigurimit teksa po shkonin në shtëpi në autostradën A40 në orët e vona të darkës.
Të njohurit thonin se 24-vjeçari Al Mousawi, kishte qenë në koma që prej aksidentit të 22 gushtit, por tashmë është duke u përmirësuar në spitalin e Paddington.
Menaxheri i një dyqani bizhuterish gjithashtu kishte dalë nga makina pas aksidentit, i cili ishte regjistruar nga kamera e makinës së një tjetër shoferi.
Ndërkohë vajza 12 vjeçare e viktimës Ozden po qëndron me familjarë dhe i bënte homazhe nënës në rrjetet sociale.
Top Channel