Agjencitë e inteligjencës në Britani thonë së fundmi se po përgatiten të përballojnë një fluks armësh automatike që do të hyjnë në vend, të trafikuara nga zonat e luftës në Ukrainë, shkruan e përditshmja The Sun.
Zyrtarët thonë se nga rreth 100 000 automatikë të shpërndara qytetarëve në qytetet e vendit të shkatërruar nga lufta, nje pjese mund të vijnë së shpejti në Britani me kërkesën e bandave e gangsterëve vendas.
Burime të Agjencië Kombëtare të Krimit, e njohur ndryshe si FBI-ja britanike, thonë se janë të ndërgjegjshëm për trafikimin e armëve në vend, siç ndodhi gjatë luftërave në Ballkan në fund të viteve 90-të.
Zhvillimi vjen pas një serie konfliktesh me armë në veri-perëndim të vendit gjatë verës.
Burimet e inteligjencës thanë për The Sun: “Do të ishte naive të mendojë se qeveria ukrainase mund të sigurohet se të gjitha 100,000 armët automatike të shpërndara për qytetarët do të mbeten në Ukrainë.”
Ata shtonin: “Si në çdo konflikt, armët mund të dalin jashtë nga të dyja palët, qoftë si lëvizje të qëllimshme, qoftë si trofe apo biznes i grupeve të krimit të organizuar”.
“Prandaj edhe nëse nuk e kemi parë deri tani, rrjedhja e tyre nëpër Evropë mund të ndodhë siç ka ndodhur edhe më parë”.
Top Channel