Bashkëshorti i çështjes së famshme të denoncuar në rrjet, shpallet fajtor për vrasjen 40-vjeçare të gruas (fotot)

30/08/2022 16:55

Një burrë në Australi që u bë objekt i një transmetimi të njohur krimi në internet, është akuzuar formalisht për vrasjen e bashkëshortes së tij katër dekada më parë.

Gjyqi i Chris Dawson në Sydney erdhi më në fund pas disa dekadash spekulimi për zhdukjen e gruas së tij Lynette ne vitin 1982.

Trupi i saj nuk është gjetur kurrë dhe provat e krimit janë vetëm rrethanore.

Por Dawson është akuzuar formalisht në 2018 pasi transmetimi ne rrjet qe e denonconte mori vëmendje globale dhe solli rihapjen e hetimeve.

74-vejçari mohon vrasjen e zonjës Dawson, duke thënë se ajo e kishte braktisur atë dhe dy fëmijët e tyre, ndoshta për t’u bashkuar me një grup fetar.

Por në gjyq u zbulua se Dawson ishte i fiksuar me ‘babysitter-en’ adoleshente të shtëpisë, dhe e donte atë “për të zëvendësuar” gruan e tij.

Aty u tha se Dawson po bëhej gjithnjë e më i dëshpëruar për t’u larguar nga martesa e tij, teksa plane të mëparshme kishin dështuar, tha gjykatësi Harrison në rajonin New South Wales.

Ai shtoi se besonte se burri rrjedhimisht e kishte vrarë bashkëshorten dhe zhdukur trupin e saj.

Vëllai i zonjës Dawson tha se gjykata vetëm kishte konfirmuar atë që familjarët dinin prej vitesh.

“Ajo e donte familjen e saj dhe nuk do t’i kishte lënë kurrë”, tha Greg Simms për gazetarët, duke bërë thirrje që Dawson “të bënte më në fund gjënë e civilizuar” dhe të lejonte kthimin në shtëpi të trupit të Lynette.

Misteri i vrasjes së Lynette Dawson mori një fund dje pas 40 vjetësh teksa gjykatësi refuzoi mbrojtjen e të akuzuarit duke quajtur disa pjesë të saj ‘absurde’ dhe ‘fantazi’.

Ish-mësuesi u largua i prangosur nga gjykata pas verdiktit. Ai ka te drejte te apeloje.

FOTO GALERI
2/3
Chris Dawson është akuzuar formalisht për vrasjen e bashkëshortes së tij katër dekada më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA