Arrestimi i bosit të kriptomonedhave turke Faruk Ozer, ministri Çuçi: Tolerancë zero për krimin e organizuar

30/08/2022 12:30

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit në vendin tonë të të shumë kërkuarit turk, themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer.

Pasi njoftoi homologun e tij turk Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës, ministri Çuçi shkruan se arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptar.

Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”– shkruan ministri.

I shumëkërkuari Ozer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë. Arrestimi u krye nga operacionalja e policisë se Elbasanit, pas informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

27-vjeçari Özer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.

Top Channel