Aksidenti i rëndë ku humbi jetën fëmija 6 vjeç/ Shkak dyshohet përgjumja e drejtuesit të mjetit, familja po kthehej nga pushimet

30/08/2022 11:53

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të së martës në autostradën Fier Vlorë, ku një 6-vjeçar që po udhëtonte me familjen humbi jetën te mbikalimi i fshatit Panaja.

Familja e tij ishte duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Vlorës, pasi ishin kthyer nga Turqia ku kishin qenë me  pushime. I ati humbi kontrollin duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali 6 vjec i familjes Mithi. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit 33 vjecari Andi Mithi së bashku me bashkëshorten Albana dhe të bijën 3 vjeçe janë dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë përgjumja në timon por policia po heton ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA