446 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit nga 1532 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 446 qytetarë.
151 janë regjistruar në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë.
Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2:
Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1532
Testime totale 1,961,001
Raste pozitive 327,871
Raste të shëruara 321,170
Raste Aktive 3,119
Humbje jete 3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,465
Fier 335
Elbasan 214
Shkodër 207
Korçë 207
Durrës 205
Vlorë 156
Gjirokastër 118
Berat 95
Lezhë 55
Dibër 51
Kukës 11
Top Channel