20,000 anëtarë kulti mblidhen në fermën e liderit fetar në Kamboxhia për të ‘parandaluar katastrofën’ (fotot)

30/08/2022 21:21

Rreth 20,000 kamboxhianë po strehohen në fermën e një ish-politikani për të cilin mediat vendase thonë se ka krijuar një “kult apokalipsi” për të paralajmëruar dhe ndaluar fundin e botës.

Khem Veasna, themeluesi i partisë vendase Lidhja për Demokraci, sipas britanikes Daily Mail thotë se “në shtyllën e tij kurrizore është krijuar një vrimë e zezë që mund të shkatërrojë botën”.

Në një postim në Facebook ai shkruante: “Nuk flej dot sepse shtylla ime kurrizore po tërheq aq fort sa bota do të këputet dhe uji do të vërshojë në mes”.

“Shëruesi” ka postuar gjithashtu një numër imazhesh të shfaqjeve në qiell, për të cilat ai thotë se do të sjellin fundin e botës.

Lideri që e ka përqasur veten me figurën hyjnore hindu ‘Brahma’, i bën gjithashtu thirrje rreth 30 000 mijë kamboxhianëve emigrantë në Korenë e Jugut të largohen prej andej e të kthehen në shtëpi.

Ai raportohet se ka nisur të shpërndajë profecitë e tij në rrjetin Facebook javën e kaluar, ku ka rreth 370,000 ndjekës. Autoritetet llogarisin se në fermën e tij janë vendosur tashmë rreth 20,000 njerëz duke përfshirë fëmijë e të moshuar.

Veasna raportohet se mban leksione për ta nga ora 1.00 deri në 7 të pasdites.

Politikani ka qenë kritik i vjetër i qeverisë së Kamboxhias dhe partisë kryesore të opozitës, duke i quajtur ‘një palë’ që sundojnë vendin.

Astrid Norén-Nilsson, pedagog i universitetit të Lund tha për rrjetin Vice World News: “Megjithse opozita është lejuar të ringrihet në njëfarë mase, Kamboxhia është ende e shënuar nga një periudhë një-partiake”.

‘Khem Veasna ka denoncuar këto politika dhe ka marrë mbështetësit e tij për të krijuar një lëvizje të veçantë sociale”.

Ndjekësit e tij kanë refuzuar thirrjet e autoriteteve vepër t’u shpërndarë dhe qëndrojnë në fermën e liderit, megjithë kushtet e vështira shoqërore e higjenike.

Barrikada janë ngritur në hyrje të rrethinave të vendbanimit për të ndaluar të ardhur të tjerë ose ndërhyrje të njerëzve të pushtetit.

Por shumë njerëz po ngrejnë tenda ose rezervojnë në hotelet pranë kampit duke shpresuar të shpëtojnë nga parashikimet e zymta të liderit. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/6
20,000 kamboxhianë po strehohen në fermën e një ish-politikani për të cilin mediat vendase thonë se ka krijuar një kult apokalipsi për të paralajmëruar fundin e botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA