Uji i shiut nuk mund të pihet më në botë prej ‘kimikateve të përhershme’ në të, thotë studimi (fotot)

29/08/2022 19:25

Pas valës së krizave, sëmundjeve e luftërave, studiuesit thonë tashmë se uji i shiut nuk mund të përdoret më për të pirë, prej prezencës së “kimikateve të përhershme” që janë gjetur në të.

studimin e publikuar muajin që shkoi në revistën ‘Environmental Science & Technology’, studiuesit tregonin për rreziqet e substancave poli-fluori-alkale, të njohura ndryshe si PFAS.

PFAS janë kimikate helmuese të prodhuara nga njeriu që gjenden sot në shumë produkte të konsumit, që prej ambalazhit të ushqimit, veshjet dhe artikuj të tjerë.

Ato çuditërisht ato gjenden tashmë për përhapura në atmosferë si dhe në çdo cep të tokës, përfshi edhe ujin e shiut, dëborën dhe gjakun e njeriut. Kimikatet PFAS quhet “quhen kimikate të përhershme” pasi ato mund të zgjasin qindra vjet para se të shpërbëhen, shkruan rrjeti Clean Water Action.

Një seri problemesh të rënda shëndetësore janë të lidhura me PFAS, si kanceri, infertiliteti, problemet e sistemit imunitar e kolesteroli, sipas institucioneve Stockholm University e ETH në Zurih.

Muajin që shkoi studiues mjedisorë paralajmëronin se kufizimet e përmbajtjes së PFAS në ujin e pijshëm, janë rritur vazhdimisht në dy dekadat e fundit pas ndërgjegjësimit për toksicitetin e tyre, por rezultatet janë ende larg cilësisë së dëshiruar.

Studiuesit zbuluan se përmbajtja e PFOA në ujin e pijshëm në të gjitha pjesët e botës, edhe në disa prej zonave më të largëta, kalonte masat e përcaktuara, prandaj do të thotë se dhe ajri është i kontaminuar.

Kjo do të thotë se “uji i shiut kudo në botë nuk është i sigurtë për t’u pirë,” tha Ian Cousins, drejtues i studimit dhe profesor i Universitetit të Stockholm.

“Megjithse ne në botën industriale nuk pijmë shpesh ujë shiu, shumë njerëz në botë besojnë se është i sigurtë dhe e përdorin për të mbushur burimet e tyre”.

Studimi sugjeronte veprim urgjent për të parandaluar dëme të mëtejshme me kufizim të përdorimit të materialeve PFAS aty ku ishte e mundur.

FOTO GALERI
1/3
Uji i shiut nuk mund të përdoret më për të pirë, prej prezencës së “kimikateve të përhershme” që janë gjetur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA