24/11 22:56
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar se është bombarduar qyteti, dhe zona përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, ndërsa pala ruse dhe ajo ukrainase akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën.
Imazhet satelitore të Maxar Technologies e dëshmojnë se raketat kishin goditur objektin e centralit më të madh bërthamor në Evropë dhe zbulojnë dëmtimet e fundit në çatinë e një ndërtese ngjitur me disa prej reaktorëve bërthamorë.
Rusët pretendojnë se ukrainasit e goditën me raketa amerikane M777 të artilerisë howitzer, kurse ukrainasit pretendojnë se aeroplanët rusë vazhdimisht hedhin bomba përreth duke shantazhuar kështu Evropën.
Top Channel