IuteCredit raporton: Më shumë klientë, më shumë digjitalizim, më shumë prani në tregjet evropiane.

Grupi IuteCredit, me qendër ne Tallinn, Estoni, përbehet nga 5 institucione financiare dhe një bankë, të cilat operojnë në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bosnje&Hercegovine, Moldavi dhe Bullgari.

Grupi ka komunikuar sot për mediat disa nga treguesit e raportit të brendshëm për 6-mujorin e pare të 2022. Ndër ta më interesantet janë:

6% rritje të numrit të klientëve duke arritur në një total prej 966 mijë klientësh
Rreth 300,000 përdorues te aplikacionit MyIute
Portofoli i kredisë u rrit me 15 % duke shkuar mbi 138 milionë Euro
Investime te shtuara ne platformën e NewCore IT me qëllim ofrimin e një eksperience klienti sipas modelit FinTech.

Tregu i mikrokredive ka një rëndësi jetike për shumë individë e familje shqiptare dhe IuteCredit është kompania kryesore në këtë treg.

Kështu, raporti i tyre i brendshëm është edhe një tregues i nivelit të zhvillimit të këtij sektori, por edhe i besimit që konsumatorët evropian dhe shqiptarë kanë në këtë treg dhe në markën estoneze IuteCredit.

Dukshëm besimi i publikut është rritur duke zgjedhur çdo muaj e më shumë qindra produktet që ata ofrojnë, nga shërbimet e pagesave deri në mundësimin e kredive.

Ky besim është reflektuar edhe në fushën e inovacioneve ku aplikacioni MyIute rezulton një sukses, i cili ka tejkaluar pritshmëritë. Në fqinjin tonë lindor, në Maqedonine e Veriut, ky aplikacion ka kryer një revolucion të vërtetë. Plot 17% të të gjitha kredive janë procesuar në moment online, nga aplikimi deri në vendosjen e parametrave të personalizuara sipas nevojave specifike të klientit.

Ky revolucion teknologjik ka nisur edhe në Shqipëri, ku IuteCredit ka lehtësuar edhe më tej procesimet e kredive online, duke bërë të mundur që klientët e tyre të marrin miratimin për kredi në më pak se 7 minuta, por të kryejnë edhe ngarkimin e të dhënave të tyre pa lëvizur nga rehatia e shtëpisë.

IuteCredit Shqipëri është pjesë e grupit estonez të kredive personale që prej vitit 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA