Pushuesit në plazh shohin avionët që ulen në aeroportin në Qipro (fotot)

29/08/2022 21:00

Pushuesit në plazhin qipriot Mackenzie gjithnjë janë të shoqëruar nga pamja e pazakontë avionëve që nisin uljen për në aeroportin e Larnaca.

Plazhi jugor Mackenzie është vetëm disa minuta larg me makinë nga aeroporti dhe njihet për pamjen e avionëve mbi kokat e pushuesve.

Megjithë tiparin e pazakontë, plazhet e Qipros njihen per ujërat e pastër dhe cekësinë e tyre, teksa nuk arrijnë më shumë se dy metra thellësi edhe disa qindra metra larg bregut.

Ashtu si kudo në Qipro, plazhet janë kryesisht publike dhe çadrat me shezlongë kushtojnë vetëm 2.5 euro.

Ndërsa vendasit shpesh marrin çadra dhe shtroja me vete për ditët e tyre të pushimit.

Në restorantet pranë plazheve shijohet ushqimi tradicional grek dhe ai ndërkombëtar.

Për vizitorët e plazhit Mackenzie që vijnë me makinat e tyre, ka parking të dedikuar që zakonisht kushton dy euro në ditë.

Por parkimi jashtë zonave të përcaktuara mund të rezultojë në gjoba deri në 80 euro, kështu që nuk ia vlen të rrezikohet, rekomandojne agjencite e udhetimeve.

FOTO GALERI
1/10
Pushuesit në plazhin qipriot Mackenzie gjithnjë janë të shoqëruar nga pamja e pazakontë avionëve që nisin uljen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA