Vendi do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin deri në orët e mesditës.

Kjo mund të krijojë mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Sipas Meteoalb, në mbrëmje vranësirat do të largohen.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zonat jugore dhe jugperëndimore.

Rajoni dhe Europa

Alpet e Europës si dhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të  sjellin rrebeshe shiu. Gjithashtu nga vranësira të shumta dhe shira do të përfshihet Evropa veriore, ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të frota ere. Ndërsa e gjithë pjesa tjeter e kontinentit do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA