Modelja erotike akuzohet për vrasjen e të dashurit; Gjykata refuzon lirinë me kusht (video e dhunës)

29/08/2022 17:21

Courtney Clenney doli para gjyqit në Florida e akuzuar për vrasjen me thikë të të dashurit të saj Christian ‘Toby’ Obumseli.

Clenney, e njohur edhe si Courtney Tailor në rrjetet sociale ku ka miliona ndjekës, akuzohet se ka vrarë partnerin e saj pas një grindjeje shtëpiake në apartamentin e tyre të luksit më 3 prill.

Pas hetimeve Clenney ishte arrestuar më 10 gusht dhe u ekstradua nga Hawaii drejt Florida për të dalë para gjyqit.

Policia konfirmoi arrestimin e saj në një deklaratë: “Policia e Hawaii ndihmoi në arrestimin e  Clenney. Ajo u arrestua pas mandatit të lëshuar nga policia e Miami-Dade, Florida, për vrasje të gradës së dytë me një armë fatale”.

Avokati i Clenney, Frank Prieto shtonte për arrestin: “Jam i shokuar për mohimin e lirisë me kusht pasi ne po bashkëpunojmë me hetimet dhe ajo kishte ofruar vetë të dorëzohej.”

Avokati tha se Clenney kishte vepruar për vetëmbrojtje, por familjarët e Obumseli besojnë se kjo nuk ështe e vërtetë.

Avokati i familjes së viktimës Larry Handfield, tha për rrjetin TMZ kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autoren.

Handfield kritikonte më herët trajtimin e çështjes nga policia duke thënë se ata influencoheshin nga ‘flokët biondë dhe sytë blu të Clenney’.


Pas deklaratës së avokatit u publikuan pamjet e kamerave ku Clenney përleshej me Obumseli në një ashensor.

Video e publikuar një javë më parë ishte xhiruar në shkurt, dhe në të duket Clenney që godet butonat e ashensorit dhe më pas godet Obumseli.

Ai përpiqet të shmanget dhe e shtyn prapa, teksa ajo vijon ta godasë në kokë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA