Luanët e hijenat luftojnë për xhirafën e ngordhur mes fushës së golfit në Afrikën e Jugut (video dramatike)

29/08/2022 16:04

Gjatë një loje golfi në klubin ekskluziv Skukuza në mes të parkut kombëtar natyror Kruger në lindje të Afrikës së Jugut, pjesëmarrësit duhet të ndalonin aktivitetin pasi dy luanë dhe rreth 20 hijena po luftonin për një xhirafë të ngodhur.

Dy luaneshat besohet se kishin varë një xhirafë të rritur në gjuetinë e mëngjesit, por tufa e madhe e hijenave nuk i la të shijonin kapjen e tyre.

Tufa prej të paktën 20 hijenash nuhatën erën e gjaku dhe larguan luanët nga mishi i freskët.

Fusha e golfit kishte hasur kontestime që prej ndërtimit në 1972 në mes të parkut natyror Kruger National, prej rreziqeve që vijnë nga mungesa e rrethimeve që shpesh herë kanë sjellë brenda saj luanë, leopardë, bizonë, elefantë e rinocerontë, për të përmendur vetëm disa.

Golfistët që duan të luajnë aty më parë nënshkruajnë dokumentin ku heqin dorë nga përgjegjësia për sigurinë e tyre nga klubi i golfit në rast se sulmohen nga kafshët.

Golfisti i vjetër Jean Rossouë, e përshkruan Skukuza si “kompleksi më i egër i golfit që ka parë”:

“Në 2019 erdha për të luajtur dhe u gjeta përballë me tetë luanë, të cilët m’u desh t’i dëboja jashtë fushës”, thotë ai.

4 luanë të rinj e luanesha kishin vrarë xhirafën mëngjesin e sotëm por rrjedhimisht preja u konsumua nga hijenat që i përzunë luanët.

Luanët mudn të vrasin një hijenë në një duel ballë për ballë prej masës së tyre më të madhe, por predatorët e frikshëm veprojnë në tufa me individë të shumtë dhe nuk kane rivale ne boten e eger.

FOTO GALERI
1/7
Dy luaneshat besohet se kishin varë një xhirafë të rritur në gjuetinë e mëngjesit, por tufa e madhe e hijenave nuk i la të shijonin kapjen e tyre.

Top Channel