“Flamuri me yll në festivalin “Sunny Hill” është parodi artistike e grupit rok ‘Asgjë sikur dielli’”, Veliaj ironizon PD: Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!

29/08/2022 12:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zërat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

Top Channel