Një djalë 5-vjeçar është goditur aksidentalisht nga një tjetër i mitur me biçikletë pasditen e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

Mësohet se i mituri ishte duke luajtur teksa është goditur nga biçikleta.

5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA