17 të akuzuar për abuzim në Kadastrën e Tiranës/ SPAK shpall moskompetencë për katër prej tyre, dosja i kalon gjykatës së kryeqytetit

29/08/2022 12:26

Prokuroria e Posaçme SPAK shpalli moskompetencë për katër të akuzuarit nga 17 në total të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.

Pas shpalljes së moskompetencës, tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së kryeqytetit për të dhënë verdiktin ndaj katër personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.

Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për ata me argumentin se nuk janë zyrtarë të lartë.

Tashmë hetimet për shtetasit Sazan Gorishova, Eni Sejdinaj, Klevis Kotorri dhe Elton Gavoci do kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Kurse për 13 të akuzuarit e tjerë dosja do të vijojë të jetë në Gjykatën e Posaçme.

Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës.

Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjen e certifikatave të pronësisë.

Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë.

Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA