Në Korçë çmimi për metër i druve te zjarrit është dyfishuar në pak vite. 

Aktualisht 1 m sterë po shitet 65-70 mijë lekë ndërsa një metër kub 25 – 30 mije leke te vjetra. Krahasuar me 3-4 vite më parë këto çmime ishin 35-40 mijë lekë metri stere dhe 17-18 mijë lekë të vjetër metri kub.

Rritja e çmimit ka bërë që shumë familje të vendosen në vështirësi për ngrohjen dhe kategoria më e prekur është mosha e tretë e cila vetëm për ngrohjen duhet të shpenzojë gati gjysmën e pensionit.

Për zonën e Korçës ngrohja gjatë stinës së dimrit mbetet një domosdoshmëri për shkak se temperaturat zbresin disa gradë nën zero ndërsa sobat e zjarrit ndizen prej fillimit të tetorit e deri në fund të prillit dhe një familje mesatarisht  nevoja e popullatës për të siguruar ngrohjen mbetet e madhe por bashkitë nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat çka nxit edhe kontrabandën.

Sipas të dhënave vetëm bashkia e Korçës këtë vit ka dhënë lejë për 6000 metër sterë dru zjarri nga të cilat 2400 metër për shkollat çerdhet dhe 3600 metër sterë për popullatën por nevoja reale për të furnizuar gjithë popullatën shkon deri në 200 mijë metër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA